Shqipëria triumfon në Itali!

0

U luajt sot finalja e turneut “Roma Caput Mundi”, me Shqipërinë U19 që u përball me Rumaninë.

Pas fitoreve në 3 ndeshjet e para, duke përfshirë suksesin me 11-metërsha kundër Italisë, Shqipëria fitoi edhe finalen e sotme, me rezultatin 2-0.

Sadik Çela shënoi në pjesën e parë për kuqezinjtë e drejtuar nga Erjon Bogdani, ndërsa Mikelanxhelo Metolli vulosi fitoren në pjesën e dytë.

Një sukses i bukur, që konfirmon punën e shkëlqyer që po bëhet me këta të rinj, ndërsa Erjon Bogdani e ka nisur në mënyrë fantastike karrierën e trajnerit, duke shpresuar që të ketë suksese edhe në ndeshje kualifikuese.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image