Shqipëria tërheq, në Vlorë hapet agjenci italiane menaxhimi

0

Klubet shqiptare, të paktën shumica e tyre, nuk po arrijnë ende ta kuptojnë se Shqipëria është një treg shumë interesant për të huajt dhe afrimi pa kriter i të huajve është një dëm i madh që i bëhet futbollit shqiptar, por edhe arkës së klubeve, që nuk shesin asgjë duke afruar lojtarë në moshë të madhe.

Ndërkaq, vëzhguesit dhe menaxherët e huaj sa vijnë e shtohen, me synimin për të zbuluar lojtarë që tek ekipet e moshave, pasi prej aty i marrin shpesh falas.

Të hënën në Vlorë do të inaugurohet zyra e Dm Football Management, agjencia e parë e huaj e menaxhimit sportiv në Shqipëri që është e njohur edhe nga FIFA, me menaxher italianin Daniele Mura. Ky i fundit është menaxheri i disa futbollistëve të rinj shqiptarë dhe ka kohë që operon në Shqipëri.

Agjencia, që do të hapet në bulevardin Ismail Qemali në Vlorë, do të merret me shërbime të ndryshme për futbollistët: transferimet ndërkombëtare, kërkimi i sponsorëve, konsulenca ligjore për të drejtën sportive, civile dhe tregtare me avokatët më të mirë italianë, zyrë shtypi që do të ketë kontakte të rëndësishme mediatike në Shqipëri e Itali, administrim i imazhit të lojtarëve, skauting për të zbuluar të rinjtë më të talentuar në Shqipëri, shërbim cilësor dhe i certifikuar, ku futbollisti do të jetë i përfaqësuar dhe i mbrojtur nga klubet.

Adresa: Bulevardi Ismail Qemali, përballë Choco Bar.

Mail: [email protected]

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.