Shqipëria stërvitet para nisjes për në Stamboll

Atmosferë e zymtë, shumë e zymtë në kombëtaren shqiptare, aq sa tashmë duket si fundi i epokës De Biazi dhe ndeshja kundër Izraelit duket një formalitet. Kjo është ndjesia pas humbjes kundër Luksemburgut dhe pas muajve të fundit ku kombëtarja ka pasur rënie të theksuar në lojën e vet, por sidomos në impenjimin e vet, kujtoni edhe miqësoren kundër Bosnje-Hercegovinës.

Sot kuqezinjtë janë stërvitur para nisjes për në Stamboll, ose më saktë një pjesë e skuadrës, sepse titullarët e djeshëm janë lënë pushim.

Rreth orës 15.00 kombëtarja do të udhëtojë drejt Stambollit, ku do të përgatitet për 5 ditë, para se të udhëtojë për në Izrael, ku më 11 qershor do të luajë ndeshjen kualifikuese.

Ekipit ne Turqi do ti bashkohen edhe Llullaku me Hykën, të cilët kanë pasur ndeshje me klubet përkatës ditët e fundit.

Image may contain: one or more people, people playing sports, stadium and outdoor

Image may contain: 1 person, playing a sport, grass, stadium and outdoor

Image may contain: one or more people, people playing sports, stadium and outdoor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *