Shqipëria, sërish përballje me Italinë ose Spanjën?

0

Nga shtatori deri në nëntor do të luhen ndeshjet në grupe për Nations League, kompeticionin e ri krijuar nga UEFA, që do të çojë 4 ekipe në Euro 2020.

Kështu ulet ndjeshëm numri i ndeshjeve miqësore, por nuk eliminohen totalisht, sepse në bazë të shortit, do të ketë disa skuadra pushim sa herë të luhet Nations League.
Edhe Shqipëria, duke qenë se bën pjesë në grup me 3 skuadra, do të ketë dy data të lira, më 11 tetor 2018 dhe 20 nëntor 2018.

Në ato data janë 9 kombëtare të lira: Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Franca, Islanda, Italia, Spanja, Turqia, Ukraina dhe Uellsi.

Ky është edhe grupi nga do të “peshkojmë” për miqësore, ndaj nuk është çudi të ndeshemi sërish me Italinë ose Spanjën, që i kishim përballë edhe në kualifikueset e Botërorit 2018.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.