Shqipëria, sërish miqësore me Italinë

Na “ishte djegur shpirti” për ndonjë ndeshje me Italinë, por në vitet e fundit ka ndryshuar gjithçka dhe jemi afruar më shumë se kurrë me fqinjët tanë. U ndeshëm në miqësore në nëntor 2014, në një sfidë ku u mundëm në Xhenova, po luajtëm shumë mirë dhe mijëra tifozë shqiptarë në stadium dhuruan spektakël.

Më pas, dy përballje në vitin 2017, për kualifikueset e Kupës së Botës, dy herë na mundi Italia dhe sërish nuk i shënuam dot. Gjithsesi, në fund as ne dhe as italianët nuk shkuan në Botëror.

Tani vjen miqësorja e radhës, por në rang 21-vjeçarësh. Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar sfidën kundër 21-vjeçarëvë “axurrë”, që do të luhet më 11 shtator në Itali, ndërsa në vazhdim do të përcaktohet orari dhe data e kësaj përballjeje. Kjo miqësore do të zhvillohet 5 ditë pas përballjes me Spanjën në Spanjë, për kualifikueset e Europianit.

Miëqsorja në Itali do të shërbejë edhe si provë e përgjithshme para dy ndeshjeve të fundit kualifikuese për Europianin U-21, sepse më 11 tetor do të presim Spanjën dhe më 16 tetor vizitojmë Estoninë. Në këtë mënyrë, dy muaj me 3 përballje të mëdha për 21-vjeçarët e Alban Bushit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *