Shqipëria po kryesonte falë Cunit dhe Ndreckës, Broja i sjell përmbysjen Dedes

Shqipëria U-19 ka zhgënjyer edhe këtë herë sa i përket rezultateve, teksa është mposhtur me shifrat 2-4 nga bashkëmoshatarët e Islandës. Djemtë e drejtuar nga Dede do të bënin një nisje mjaft të mirë duke shënuar dy herë në portën kundërshtare me anë të Çunit në minutën e 23-të dhe Ndreckës në të 30-n, duke shkuar kështu drejt dhomave të zhveshjes në avantazh.

Por situata ka ndryshuar tërësisht në fraksionin e dytë të lojës, ku kuqezinjtë e vegjël nuk kanë arritur ta administrojnë rezultatin. Islandezët kanë gjetur rrjetën shumë shpejt pas pushimit të ndeshjes duke ndëshkuar Shqipërinë në minutën e 51 të takimit, ndërsa më pas kanë mundur ta përsërisin një gjë të tillë edhe tre herë të tjera. Gjithashtu për të mbërritur në këtë rezultat ndikoi dalja me të kuq e Armando Brojës teksa u ndëshkua me dy kartona të verdhë brenda 1 minuta dhe atëherë rezultati ishte 2-1 në favor të kuqezinjëve. /Sport Ekspres/