Shqipëria pa futboll? Katër ekipe në fushë dhe… transmetim direkt

Futbolli u ndal për një javë në vendin tonë dhe mbetet për t’u parë nëse do të luhet Kupa në mesjavë. Klubet e Superiores, dy prej tyre, Skënderbeu e Tirana, nuk kanë humbur kohë dhe kanë gjetur kundërshtarë për miqësore. Është shumë e rëndësishme për të ruajtur ritmin.

Kështu, Tirana do të përballet me Korabin në stadiumin “Selman Stërmasi”. Edhe pse një miqësore, kjo përballje do të transmetohet direkt nga RTSh Sport. Në Korçë luhet sfida tjetër mes Skënderbeut dhe Maliqit. Dy fqinjët janë përballur edhe më herët, gjatë fazës përgatitore në verë, por edhe në dimër.

Miqësore – E premte, më 8 mars
Tirana-Korabi (14:00)
Skënderbeu-Maliqi (15:30)

Me shumë mundësi edhe nesër do të ketë përballje të tjera miqësore, që mbeten për t’u konfirmuar. Sikurse dihet, nuk është pushim vetëm Superiorja, por çdo kategori, madje edhe futbolli i moshave dhe i femrave.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *