Shqipëria pa Ajetin, tani ka një problem tjetër

Shqipëria u mund në ndeshjen e fundit me Skocinë në Nations League, ndërkohë që kuqezinjtë po përgatiten për  miqësoren me Jordaninë (10 tetor) dhe takimin e kthimit me Izraelin (14 tetor). Trajneri Kristian Panuçi ende nuk e ka shpallur listën, por Arlind Ajeti me shumë mundësi do të mungojë sërish.

Qendërmbrojtësi 25-vjeçar, pas largimit nga Krotone, nënshkroi me Grasshopers në Zvicër për dy vite. Ende nuk ka ardhur momenti i debutimit për të dhe problemi është se ka pësuar një dëmtim.

Duke shtuar faktin që nuk ka kryer një fazë përgatitore të rregullt, Ajeti edhe nëse do të rikuperohej gjatë këtyre ditëve nuk do të mund të jepte më të mirën e tij për Shqipërinë. kështu që gjasat janë që t’i humbasë edhe këto dy ndeshje me kombëtaren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *