Shqipëria nuk lëviz, Kosova bie sërish në renditjen e FIFA-s

0

Muaji prill ka qenë pushim për kombëtaret dhe për pasojë renditja mujore e FIFA-s ka pësuar shumë pak ndryshime.

Shqipëria mbetet në vendin e 66-të në botë, 3 vende poshtë Izraelit, ndërsa Maqedonia mbetet në vendin e 133-të në botë.

Rënie graduale për Kosovën, që vazhdon të humbasë në eliminatore. Tani përfaqësuesja e drejtuar nga Bunjaki renditet në vendin e 172-të, 2 vende më poshtë se muajin e shkuar, duke u kaluar edhe nga kombëtare mediokre si Grenada dhe St.Vinsent/Grenadine.

Për sa i përket kreut të renditjes, asnjë lëvizje, me Brazilin që mban kreun, ndjekur nga Argjentina, Gjermani, Kili e Kolumbia. Italia është e 12-ta, Anglia e 14-ta.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image