“Shqipëria nuk është si të tjerët në Europë”, Bogdani me krenari në Itali: Ky ishte goli i bukur!

Erjon Bogdani ka folur me krenari për gjestin e Shqipërisë, teksa dërgojë 30 mjekë në Itali për të qenë në frontin e parë të luftës kundër Koronavirusit. Një jehonë të madhe ka marrë kjo në mediat italiane, për faktin sesi një vend i vogël dhe i varfër jep kontributin e tij me aq sa ka mundësi, ndërsa nga ana tjetër, shtetet e mëdha nuk e shtrijnë dorën aspak. Pikërisht mbi këtë çështje ka folur edhe Bogdani me shumë krenari, për t’i treguar edhe njëherë italianëve atë që është Shqipëria në të vërtetë.

“Një emocion i madh, ndoqa me kujdes fjalimin e kryeministrit, ishte si një gol i bukur. Ne kurrë nuk do t’i harrojmë vitet nëntëdhjetë, italianët kanë hapur dyert e tyre për ne, është mirë që tani mund t’ia kthejmë disi. Është e drejtë që ne kemi ofruar ndihmën tonë me profesionistë, gjithashtu për të treguar se Shqipëria nuk është vetëm vendi i zakonshëm i delikuencës, por ka shumë specialistë që mund të ndihmojnë njerëzit”.

Sa i fortë është koncepti i kujtesës tek njerëzit tuaj?

“Një numër i madh, mendoj se është një karakteristikë e popullit tonë, është e natyrshme tek ne. Të mos harrojmë origjinën tonë, më pëlqeu kur kryeministri tha që nuk kemi një kujtesë të shkurtër. Jemi krenarë që jemi në gjendje të japim kontributin tonë, Italia na ka ndihmuar aq sa kemi nevojë, dhe tani, edhe nëse nuk jemi një vend veçanërisht i pasur, është bukur të përpiqemi të ndihmojmë, ndryshe nga shumë të tjerë në Evropë që po marrin situata e Italisë shumë e lehtë”, tha Bogdani. /Sport Ekspres/