Shqipëria ngjit një vend, Kosova kalon Maqedoninë!

0

FIFA ka publikuar renditjen mujore për kombëtaret dhe ndonëse nuk ka pasur fare ndeshje muajin e shkuar, ka pasur disa lëvizje të lehta.

Kështu, Shqipëria është ngjitur nga vendi i 55-të në të 54-tin, duke parakaluar Australinë, ndërkohë që dy vende poshtë nesh është Izraeli, edhe pse po shkëlqen në këto eliminatore, duke na mundur edhe në Elbasan.

Ndërkaq, një vend ka ngjitur edhe Kosova, që ka përfituar nga fakti se Maqedonia vazhdon të zbresë në renditje, aq sa tashmë është poshtë Kosovës, tani e 164-ta në botë.

Ndërkaq, asnjë ndryshim në 10 më të mirat e botës, me Anglinë ka zbritur në vendin e 14-të dhe është parakaluar nga Polonia.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here