Shqipëria në Skoci, statistikat tregojnë përse Kombëtarja mund t’ia dalë

Liga e Kombeve do t’a vendosë Shqipërinë për herë të parë përballë Skocisë, në arenën ndërkombëtare. Rivalët kanë emër dhe ekip cilësor, por ecuria e dobët në muajt e fundit, bën që Kombëtarja kuqezi të ketë shpresa të mëdha.

Skocia është në krizë totale. Vetëm një fitore në gjashtë ndeshjet e fundit. Pesë humbje të pësuara, duke mos arritur të shënojnë në asnjë prej disfatave.

Pozitat e trajnerit MekLeish, i rikthyer në stol përpara shtatë muajve janë tronditur. Në vetëm pesë ndeshje (1 fitore, 0 barazime, 4 humbje), drejtuesi i stolit ka regjistruar më tepër disfata se në dyfishin e ndeshjeve të zhvilluara gjatë mandatit të parë: 10 ndeshje (7 fitore, 0 barazime, 3 humbje).

Skocezët nuk e njohin humbjen në 6 ndeshjet e fundit kualifikuese. Megjithatë, sulmi përbën problem. Pas 15 përballjeve radhazi në shtëpi, ku kanë shënuar gol, situata ka ndryshuar.

Në tre ndeshjet e fundit përballë tifozëve të saj, skuadra e MekLeish nuk ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës. Nëse Shqipëria e mban portën të paprekur, për Skocinë do të ishte një rekord negativ, i padëgjuar më parë. Kuqezinjtë e Panuçit besojnë dhe statistikat u japin të drejtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *