Shqipëria në histori, mund Greqinë dhe kualifikohet

0

Një gol në minutën e fundit, nga Furtuna Velaj, i ka dhënë fitoren 2-1 Shqipërisë në futboll për femra, kundër Greqisë.

Ishte një ndeshje vendimtare për kreun e grupit paraeliminator, me Shqipërinë që ishte e detyruar të fitonte, ndërsa Greqia luante për barazim.

Në një atmosferë entuziaste, me mijëra tifozë në Elbasan, Shqipëria luajti një ndeshje të madhe, duke kompensyar mungesën e eksperiencës me vënien e zemrës në fushë.

Shënuam shumë shpejt, me Doçin, por Greqia barazoi për një minutë, pas një gabimi të mbrojtjes sonë.

Më tej vetëm Shqipëria në fushë, sidomos pasi Greqia mbeti me 10 lojtarë në fillim të pjesës së dytë, por Furtuna Velaj gaboi nga pika e bardhë.

Vetë Velaj në fund gjeti supergolin e mrekullisë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image