Shqipëria ndez Rejkjavikun me “O sa mirë me qenë shqiptar”

Fitorja fantastike e arritur sot në Islandë, ndaj një rivali superior në letër, ka bërë që te Shqipëria U-21 të plasë festa.

Nuk është se u kualifikuam, por presioni i mungesës së fitores pas dy ndeshjeve të para kishte bërë që djemtë kuqezinj ta vuanin jo pak situatën e krijuar.

Megjithatë, fitorja 3-2 në Rejkjavik ka bërë që të plasë festa në dhomat e zhveshjes, siç tregon videoja e postuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *