Shqipëria mund Kosovën, spikat sulmuesi Patrik Pasha

0

Kombëtarja shqiptare e futbollit, mosha U-19 e drejtuar nga trajneri Erjon Bogdani ka fituar ndeshjen miqësore që luajti ndaj përfaqësueses së Kosovës U-19, me rezultatin 2-1.

Kjo përballje u zhvillua në kuadrin e dy ndeshjeve miqësore të planifikuara nga sektori i Ekipeve Kombëtare në FSHF, ndeshja e ditës së sotme u zhvillua në stadiumin “Elbasan Arena” ora 17:00 dhe do të pasohet nga ndeshja e dytë e cila do të zhvillohet në datën 26 maj ora 17:00 në stadiumin “Loro Borici” Shkodër.

Shqipëria ka gjetur golin e avantazhit në minutën e 21-të me anë të sulmuesit Patrik Pasha dhe për ekipin përfaqësues të Kosovës ka barazuar nga pika e bardhë e penalltise Gentrit Limani në minutën e 41-të. Me këtë rezultat 1-1 është mbyllur pjesa e parë e takimit. Në pjesën e dytë ka vijuar nje lojë e ekuilibruar midis dy skuadrave përfaqësuese, ku  në momente të caktuara Shqipëria ka qenë më e qartë në lojën e saj sulmuese ku dhe  ka gjetur golin sërish me anë të sulmuesit Pasha i cili ishte autori i një dopiete.

Shqipëria U19 – Kosova U19   2-1

Golat: 21′, 81′ Pasha / 41′ Limani

Shqipëria: Alia, Dragoshi, Ismailgeci, Isufi, Kalaj, Rama (c), Loci, Lico, Pasha, Oshafi, Nezha

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.