Shqipëria, miqësore me Jordaninë në vjeshtë

0

Në Federatën Shqiptare të Futbollit ngrenë supet dhe nuk dinë asgjë, ose të paktën ashtu thonë, por në tetor Shqipëria do të luajë një miqësore kundër Jordanisë.

Lajmi është zyrtar, duke iu referuar federatës së Jordanisë, që të paktën në aspektin e informacionit është përpara nesh, sepse ka publikuar listën e miqësoreve të saj deri në fund të vitit.

E renditur në vendin e 117-të në renditjen e FIFA-s, Jordania po përgatitet për Kupën e Azisë 2019, ndaj ka planifikuar disa miqësore të rëndësishme deri në fund të vitit.

Mes tyre, një miqësore në Kinë në 26 maj, një një Kroaci dhe një miqësore nëe Shqipëri, kundër kombëtares kuqezi, më 10 tetor. Ajo sfidë do të luhet 4 ditë para përballjes me Izraelin në Nations League.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here