Shqipëria merr pjesë në trajnimin e UEFA-s për sigurinë dhe materialet piroteknike

UEFA zhvillon rregullisht seminare dhe trajnime, në të gjitha drejtimet, duke nisur nga takimet më drejtuesit e federatave, duke vazhduar me trajnerët, vëzhguesit e arbitrat.

Ndërkaq, një vend të veçantë zë trajnimi për sigurinë, pasi kompanitë e sigurisë të kontraktuara nga federatat fhe klubet e vendeve të ndryshme kanë një detyrë të vështirë.

Me synimin që të evitohet gjithnjë e më shumë prania e policisë në tribuna, tashmë është bere detyrim prania e stjuardëve, të cilët janë shumë të rëndësishëm për ruajtjen e qetësisë në tribuna, ashtu si për vendosjen e rregullit dhe orientimin e tifozëve në lidhje me sjelljen e tyre brenda stadiumit.

Një temë delikate është ajo e materialeve piroteknike, sepse në shumë stadiume grupimet e tifozëve përdorin fishekzjarrë, tymuese e lëndë të tjera për të dhuruar spektakël para e gjatë ndeshjes.

Për të gjitha këto, UEFA ka kryer seminarin e radhës në Mynih, duke ftuar edhe Shqipërinë, e përfaqësuar nga kompania BBS Security, kompania që merr përsipër sigurinë në stadiumet tona, përfshirë ndeshjet e kombëtares shqiptare. Gjithashtu, kjo kompani shoqëron kombëtaren jashtë vendit, ashtu si ka shoqëruar në çdo udhëtim Skënderbeun, pasi UEFA dëmton klubet dhe kombëtaret që të udhëtojnë me forca sigurie nga një vend në tjetrin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *