Shqipëria, me përfaqësuesen e saj në Serbi

Edhe pse futbolli është sporti më popullor në vendin tonë, së fundmi kanë nisur që të marrin terren dhe sportet e ndryshme. Së fundmi Shqipëria ka krijuar dhe Kombëtaren e saj të Regbis, e cila për të parën herë do të nisë aktivitetin e saj në Serbi.

Edhe pse Regbi, apo Futbolli Amerikan siç mund ta njohin shumica nuk është një sport që ka shumë audiencë në vendin tonë, janë krijuar disa ekipe. Së fundmi është ndërmarrë një tjetër hapi  rëndësishëm pasi Shqipërisë i është bërë ftesa për të marrë pjesë në kampionatin Ballkanik RL 9s në periudhën 10-12 gusht.

Një hap i madh për Regbin në vendin tonë. I veçantë fakti se debutimi i përfaqësueses kuqezi të Regbis do të vijë pikërisht nga Beogradi. Më poshtë do të gjeni dhe listën e lojtarëve që janë grumbulluar për këtë eveniment.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *