“Shqipëria më kujton Napolin tim”, xhudisti Madanoni që la Italinë për ngjyrat kuqezi: Fola dhe me Kuajarelën, e vështirë të luftosh për komb tjetër

Nga Klaudio Ndreca

Marco Maddanonin është një xhudist italian i cili mbron ngjyrat e Shqipërisë në sportin e xhudos. Një emër i njohur për këtë sport në shtetin fqinj, ku ka fituar shumë medalje të arta. Por një problem që ka ndodhur në Itali dhe mosmarrëveshja atje, bëri që të ndërronte ngjyrat e vendit që përfaqëson.

Në Lojërat Olimpike të shtyra për vitin 2021 që do të zhvillohen në Tokio, Maddanoni do të përfaqësojë sërish Shqipërinë. Ndërkohë në një intervistë për “Calciomercato24”, xhudisti ka bërë edhe një rrëfim të sinqertë.

Atje shprehet se të përfaqësojë një komb tjetër nuk e ka aspak të lehtë, megjithëse e krahason me origjinën e tij napolitane Shqipërinë, duke thënë se ndihet si në shtëpi.

“Nuk ka qenë një zgjedhje ime për t’u larguar, kisha një problem me Federatën teksa isha duke u përgatitur për Rio 2016. Po kërkonin një ndjesë nga mua për një intervistë që kisha dhënë. Nuk e bëra dhe nuk më lanë më që të përfaqësoja Italinë, pavarësisht dëshirës sime. Në kokë kam pasur gjithmonë idenë se do të tërhiqem nga sporti kur ta vendosë unë, e jo ta lë në dorën e të tjerëve.

Luftimi për një komb tjetër nuk është i lehtë, për shumë vite kam luftuar për ngjyrat e vendit tim dhe tani do të luftoj për të mbrojtur mbiemrin. Tani kanë ndryshuar gjërat, kam si prioritet familjen pastaj xhudon. Si të thuash, paguhem për të luftuar. Dua që ta mbyll me vlerësime të larta, por në moshën më madhore është e vështirë. Isha duke folur për këtë me Kuajarelën. Askush nuk do të jap asnjë vlerësim këtë vit (qesh).

Nuk e prisja ndihmën e Shqipërisë për Italinë me mjekë. Por e di se çfarë njerëzish janë në Shqipëri. Më kujton shumë Napolin tim. Shpeshherë them: “Shqipëria më duket si shtëpia ime. Më jep pak nga Secondigliano, Miano. Unë e shoh atë si një popull krenar dhe shumë krenar madje. Jam krenar që jam pjesë e tyre dhe do të përpiqem që t’i mbrojë gjithmonë. Pastaj do të shkojë edhe në Tokio, do të doja të mbeshtesha në historinë e Shqipërisë dhe ta rrisë vendin në këndvështrimin e xhudos”, tha Maddanoni. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *