Shqipëria, Kosova dhe e ardhmja e Taulantit: Flet Granit Xhaka

0

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, është sot i pranishëm në “Elbasan Arena” për të ndjekur ndeshjen e Shqipërisë dhe vëllain e tij, Taulant Xhakën. Para fillimit të takimit, futbollisti i njohur foli për mikrofonin e Supersport, ku u shpreh:

“Po, është hera e parë live këtu në stadium që ndjek Taulantin dhe ekipin e Shqipërisë. Krenar, jam tepër krenar për Kosovën, por dhe për Shqipërinë. Dje nuk e kishin të lehtë, por bënë një ndeshje të madhe dhe jam shumë krenar për ta.

E dimë se Shqipëria nuk po kalon një fazë të mirë, por shpresoj që sot të marrin një fitore. Unë mbrëmë mbarova stërvitjet, udhëtova sot në mëngjes për në Prishtinë. Erdha me familjarët e mi që të shikoj kombëtaren e Shqipërisë. Do të rri dhe një javë në Prishtinë dhe pastaj do të rikthehem në Angli.

Kosova ka një skuadër shumë të bukur, shumë të mirë. Kanë marrë shumë fitore dhe ishalla vazhdojnë kështu, siç luajtën mbrëmë. Taulanti ka dhe dy vite kontratë me Bazelin, nuk e dimë çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij. Ai është i lumtur me Bazelin, por do të shohim çfarë do të ndodhë.

Pas një humbje me Islandën, shpresoj që Shqipëria të rikthehet te fitoja, të bëjë një lojë të bukur dhe të marrë tri pikët”, u shpreh Xhaka.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.