Shqipëria, kandidate për Superkupën e Europës 2019

0

Është edhe Shqipëria në listën e vendeve kandidate për të organizuar Superkupën e Europës në vitin 2019.

UEFA ka publikuar sot kandidatët zyrtarë për finalet e kompeticioneve në sezonin 2018/2019 dhe në garë jemi edhe ne me stadiumin “Qemal Stafa”, apo “Arena Kombëtare”, pavarësisht se do të jetë e vështirë.

Kjo për faktin se në garë janë edhe Turqia, Skocia, Polonia, Irlanda e Veriut, Kazakistani, Izraeli, Hungaria e Franca.

Për finalet e Ligës së Europës janë në garë 6 vende: Gjeorgjia, Gjermania, Azerbajxhani, Skocia, Spanja e Turqia.

Ndërkaq, për finalen e Ligës së Kampioneve janë në garë vetëm 2 stadiume: stadiumi olimpik në Baku të Azerbajxhanit dhe “Estadio Metropolitano”, stadiumi i ri i Atletikos së Madridit në Spanjë.

Vendimi final do të merret në shtator 2017.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.