“Shqipëria i dha shembull botës”! De Biazi: Duka e ka pasion futbollin, ja mesazhi im me Ramën

Lidhja e Shqipërisë me Italinë ka qenë përherë e ngushtë, ndërsa këta të fundit hapën dyert për shqiptarët gjtë valës së madhe të emigracionit të vendit tonë pas hapjes së kufijve. Por qeveria jonë ka shpërblyer gjithçka, duke ndihmuar fqinjët tanë me 30 mjek e infermierë në luftën që italianët po zhvillojnë me pandeminë Covid-19, që deri tani e ka bërë Italinë vendin më të prekur nga ky virus vdekjeprurës. Një gjest i tillë është duartrokitur nga Gianni De Biasi, i cili më parë ka qenë në krye të Kombëtarës së Shqipërisë, ku bëri realitet një ëndërr të mbajtur prej vitesh të tëra në sirtarin e çdo shqiptari, atë të kualifikimit në një kompeticion si Kampionati Europian.

De Bias është shprehur në mediat italiane se ka komunikuar menjëherë me kryeministrin Edi Rama pas atij gjesti nga qeveria shqiptare, duke i treguar se ka të drejtë të ndihet krenar për shembullin që i dha mbarë botës. Ndërkohë kujton edhe marrëdhënien mes tyre në kohën kur kishte timonin e kombëtares kuqezi. Gjithashtu tekniku Italian ka përmendur edhe predidentin e FSHF-së, Armand Dukën, të cilit i jep një meritë të veçantë në ngritjen e nivelit të Shqipërisë në futboll, duke qenë se është një person me passion të madh për këtë sport.

“I dërgova një mesazh Edi Ramës për të nënvizuar gjestin tejet human nga ana e tij dhe shqiptarëve. I thashë të jetë krenar për shembullin që i dha botës. Ai u zgjodh kryeministër në kohën kur unë isha në krye të ekipit kombëtar. Ne krijuam menjëherë një kontakt dhe një miqësi e qendrueshme lindi nga aty. Ai, i cili ka qenë një basketbollist në rininë e tij, gjithnjë ka pasur një sy drejt sportit. Gjatë periudhës kur unë trajnova Shqipërinë, ekipi kombëtar u tha shumë fëmijëve rreth mundësisë së realizimit të ëndrrave të tyre. Shqipëria është rritur shumë vitet e fundit në nivelin sportive. Presidenti Duka është një person që ka një pasion të madh për futbollin dhe gjithmonë përpiqet të bëjë më të mirën”, ka thënë De Biasi./Sport Ekspres/