Shqipëria humbet Lilajn, Panuçi merr kapitenin e Shpresave

Sabien Lilaj është dëmtuar dhe nuk do të jetë i gatshëm për Shqipërinë në miqësoren ndaj Norvegjisë, duke detyruar trajnerin Kristian Panuçi të gjejë menjëherë zëvendësuesin.

Bëhet fjalë për mesfushorin dhe kapitenin e Shpresave, Keidi Bare, që edhe dje në humbjen ndaj Sllovakisë tregoi edhe njëherë se ishte nga më të mirët në fushë e lojës.

Fieraku që luan për Atleticon e Madridit do t’u bashkohet kuqezinjve të Panuçit në stërvitjen e pasdites, për të qenë i gatshëm për takimin e të hënës.

Ky është një problem më shumë për Alban Bushin, në prag të transfertës ndaj Sllovakisë më 27 mars, sepse i kanë ikur të Kombëtarja edhe Abazaj e Ramadani.

Gjithsesi, Shpresat janë eliminuar tashmë, ndaj është një mundësi e artë për Baren, që do të ketë mundësinë të tregojë veten edhe në Kombëtaren e madhe, të cilën e ëndërron prej kohësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *