Shqipëria fiton ndaj Italisë, ogur i mirë

0

Erjon Bogdani e ka nisur mbarë aventurën si trajner i kombëtares shqiptare U-19, pasi edhe ndeshja e tretë në drejtim ka dalë me sukses. Kombëtarja kuqezi ka arritur të sigurojë finalen e turneut “Roma Caput Mundi” (do të përballet me Rumaninë), që po zhvillohet në rrethinat e Romës.

Pas fitoreve 2-1 ndaj Maltës dhe 2-0 ndaj përfaqësueses së kolegjeve të Anglisë, kuqezinjtë e Bogdanit kanë regjistruar edhe fitoren e tretë sot, duke mundur Kombëtaren italiane të diletantëve.

Fitorja u arrit me 11-metërsha, 4-2, pasi portieri ynë Jusufaj priti dy penallti.

Ndonëse një turne miqësor, këto suksese vlejnë shumë moralisht dhe tregojnë që po punohet mirë me moshat.

Tani të shpresojmë që fitorja e sotme të jetë ogur i mirë edhe për kombëtaren A, në fushë në Palermo pas disa javësh.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image