Shqipëria e plazhit tradhëtohet nga penalltitë, vetëm vendi i 10-të

0

Shqipëri – Greqi 3-3(me penallti, fiton Greqia 6-4)Shqipëria: Rrapi, Bllumbi, Turtulli, Bajollari, Gockaj/Karaj, Spahiu, Hoxha, Mehja, Metani Trajner: E.KadiuGreqia: Aristeidis, Karakasis, Papastapulos, Trintafilidis, Amanatidis/Nikolau, Papaefstratiou, Kafantaris, Kostantakopulos, FlengasShënues: Turtulli, Gockaj, Mehja/Papastopulos, Triantafilidis, PapaefstratiouShqipëria e futbollit të plazhit ka qenë e pafat, ndërsa është mundur nga Greqia në finalen e vendet 9-10, kjo për Lojërat Mesdhetare të rërës, që dje kanë përfunduar në Peskara të Italisë, vetëm me penallti. Për 36 minuta, janë tre pjesë nga 12 minuta, tanët kanë bërë gjithçka mirë. Perioda e parë ka përfunduar 1-1. E dyta është për grekët 0-2. Dhe e treta ka shënuar periudhën më të mirë të tanëve, të cilët kanë fituar 2-0 dhe në përfundim 3-3. Madje mund dhe duhet të kishin shënuar në shtesë. Por ka qenë e pamundur. E më pas me penallti, Greqia duket se ka qenë më e përgatitur. Gjithsesi ky vend i dhjetë në Lojërat Mesdhetare të Plazhit mes dymbëdhjetë ekipeve është vërtetë sukses. E këtu duhen falënderuar jo vetëm djemtë, por dhe trajnerët Ergys Kadiu dhe Engert Bakalli, si dhe presidenti i shoqatës së minifutbollit shqiptar, Klodian Kadiu. Përfundimisht vendi i dhjetë për tanët.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here