Shqipëria e përgatit Izraelin në… Turqi

0

Anton Cicani

Thuajse një muaj përpara ndeshjes jetike me Izraelin (sa i përket situatës në grup për eliminatoret e Botërorit 2018), Xhani de Biazi, i kontaktuar nga “Sport Ekspres” dhe mediet e tjera të pranishme në eventin e organizuar nga Ministria e Inovacionit, ai ka folur rreth kombëtares, pritshmërisë, formës së Strakoshës, por edhe të ardhmes dhe grumbullimit, duke konfirmuar që ai do të bëhet në Turqi. “Nuk jemi në pozitë të mirë në renditjen e grupit, në sajë të rezultateve. Objektivi është të bëjmë mirë në përballjen me Izraelin, pasi do të jetë shumë e vështirë, si në aspektin logjistik, ashtu edhe sa i përket kundërshtarit që është i mirë, përgatitemi që të shkojmë të marrim 3 pikët, ashtu sikurse bënë ata këtu në Shqipëri. Grumbullimi? Do të bëhet më 1 qershor dhe më pas luajmë në Luksemburg, sepse ata nuk pranuan të vinin këtu. Ndërsa, pas miqësores do të udhëtojmë në Stamboll, për të përgatitur ndeshjen me Izraelin, pasi mendojmë se klima është gati e njëjtë mes dy vendeve. Ndaj, zgjedhja logjistike është më e mira. Mund të punojmë të qetë”. Sa i përket lojtarëve dhe formës së tyre, në krahasim me ndeshjen e fundit që zhvilloi Shqipëria, ja shqetësimi i De Biazit: “Jam në vështirësi nga fakti se lojtarët luajnë shumë pak dhe nuk janë në kondicione të duhura. Mbani shënim faktin se kur do të grumbullohemi, sezoni ka mbaruar thuajse për të gjithë dhe ndaj jemi në një situatë fizike jo të mirë. Të shohim dhe të kontrollojmë ato më pak të shtrydhurit. Diçka do të bëjmë. Por, do të jemi prapë te ata lojtarë që arritën kualifikimin deri tani”.
Strakosha – A do të ketë balotazh, në të ardhmen, mes Strakoshës dhe Berishës? “Ndërkohë, Berisha s’luan në Izrael prej skualifikimit. Sigurisht, Thomasi po bën mjaft mirë, mbresëlënës sepse në sezonin e parë në Serinë A ka lënë në stol Marketin dhe është vetëm 22 vjeç. Ka të ardhmen përpara dhe është serioz. Një kënaqësi e madhe për tifozët”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image