Shqipëria e Kosova në sulm për mbrojtësin e Salcburgut, lojtari konfirmon interesin

0

Shqipëria dhe Kosova kanë shfaqur interes për të afruar në përfaqësueset e tyre qendërmbrojtësin e Red Bull Salcburg, Albert Vallçi. Ka qenë vetë futbollisti 23-vjeçar që ka konfirmuar interesin e treguar trajnerët Panuçi dhe Shaland.

Në një intervistë për medien austriake “Laolo”, Vallçi tha: “Është e vërtetë që së fundmi kam pasur kërkesa nga federatat e Kosovës dhe Shqipërisë për të qenë pjesë e përfaqësueseve të tyre. Gjithsesi deri sa të zgjidhen procedurat ligjore do të jem krejtësisht i fokusuar te puna me skuadrën e Salcburgut. Kam pak kohë këtu dhe pavarësisht fillimit të mirë kam ende shumë gjëra për të mësuar”.

Qendërmbrojtësi 191 centimetra i gjatë u transferua gjatë merkatos së janarit te Red Bull Salcburg që pagoi 750 mijë euro për të blerë kartoni e tij nga skuadra modeste e Vaker Insbruk. Vallçi ka lindur në Austri dhe disponon shtetësinë austriake, por asnjëherë nuk ka qenë i grumbulluar me kombëtaret e moshave të Austrisë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.