Shqipëria e futsallës nis nesër kualifikueset e Europianit

0

Pasi kaloi me sukses të plotë turin paraeliminator për Kampionatin Europian 2018, duke i fituar 3 ndeshjet kundër Bullgarisë, Anglisë e Maltës, Shqipëria e futbollit të sallës debuton nesër në turin kualifikues, ku në Baku të Azerbajxhanit do të përballet me Hungarinë, Bosnje-Hercegovinën dhe Azerbajxhanin vendas.

Natyrisht, janë rivalë të frikshëm, mjafton të kujtohet që Azerbajxhani është në vendin e dhjetë në renditjen botërore, Hungaria e 32-ta dhe Bosnje-Hercegovina e 38-ta, ndërkohë që Shqipëria është e 77-ta në botë, çka do të thotë se na duhet një mrekulli.

Skuadra fituese e grupit shkon në Euro 2018, skuadra e vendit të dytë shkon në play-off dhe ka një shans edhe skuadra e vendit të tretë, nëse del më e mira nga të tretat e 7 grupeve kualifikues.

Trajneri Erind Resuli i ka të gjithë futbollistët në dispozicion dhe me kombëtaren ditët e fundit është bashkuar edhe një futbollist cilësor nga Brazili, ndaj shpresohet te një paraqitje dinjitoze, me synim të paktën një fitore.

FUTSALLË EURO 2018/ Kualifikuese

Grupi 2

08/04/2017

16:30 Azerbajxhan – Bosnje-Hercegovinë

14:00 Hungari – Shqipëri

09/04/2017

16:30 Azerbajxhan – Shqipëri

14:00 Bosnje-Hercegovinë – Hungari

11/04/2017

15:30 Shqipëri – Bosnje-Hercegovinë

18:00 Hungari – Azerbajxhan

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here