Shqipëria e femrave përforcohet, vjen edhe talentja e Zvicrës U-19

0

Sot pasdite (ora 17.00) Shqipëria në futboll për femra do të luajë ndeshjen e radhës për kualifikueset e Kupës së Botës, kur të presë në Shkodër Poloninë. Kemi një skuadër pa eksperiencë dhe të brishtë, ndaj nuk ëndërrojmë gjëra të mëdha, por FSHF po punon shumë për të ndërtuar një skuadër dinjitoze dhe për të ardhmen trajneri Armir Grima do të ketë në dispozicion edhe tre vajza që sapo kanë marrë pasaportën shqiptare.

Mimoza Hamidi është një sulmuese 19-vjeçare shumë e talentuar, pjesë e Jang Bojs dhe Zvicrës U-19, e cila ka vendosur që të përfaqësojë Shqipërinë.

Shpresa Aradini luan prej vitesh në Gjermani, me Gytersloh, mesfushore 23-vjeçare, e cila shënon rregullisht dhe mund të na ndihmojë shumë.

Kristina Maksuti është një mesfushore 24-vjeçare e cila luan në futbollin amerikan, por ka qenë pjesë e Vllaznisë në Champions League dhe ka tërhequr vëmendjen e Grimës.

Të tre vajzat janë pajisur nga presidenca me pasaportë shqiptare dhe tani e tutje mund të jenë pjesë e Shqipërisë.

 

DEKRET

Nr. 10643, datë 14.11.2017

PËR DHËNIE TË SHTETËSISË SHQIPTARE

Në mbështetje të nenit 92, pika “c”, dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 9, pika 7, dhe nenit 20 të ligjit nr. 8389, datë 5.8.1998, “Për shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar, bazuar edhe në propozimet e ministres së Kulturës dhe ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë,

DEKRETOJ:

Neni 1

U jepet shtetësia shqiptare, me kërkesë të tyre, personave të mëposhtëm:

  1. Mimoza Avni Hamidi
  2. Shpresa Gjafer Aradini
  3. Kristina Maureen Marjan Maksuti
SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image