Shqipëria e Bogdanit mund Rumaninë, mjafton goli i Bullarit

0

Kombëtarja e 19-vjeçarëve ka mposhtur përfaqësuesen rumune në takimin miqësor të zhvilluar ditën e sotme në stadiumin e Apolonisë “Loni Papaçiu”. Goli i vetëm në këtë takim u shënua nga sulmuesi i moshave të Olimpiakosit, Emilano Bullari me anë të një 11-metërshi.

Mbas dy ditësh të dy ekipet do të ndeshen sërish në të njëjtin stadium. Në këtë grumbullim trajneri i përfaqësueses së 19-vjeçarëve Erjon Bogdani ka grumbulluar shumë emra të rinj, pasi ka pasur ftesa vetëm lojtarët e datëlindjes 2001 dhe 2002.

Shqipëri 1 – 0 Rumani
Shënues:
Bullari 43’ (pen)

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg