Shqipëria e Beqirit e pafuqishme, Turqia na mund me “tris”

0

Përfaqësuesja U17 e Shqipërisë ka humbur ndaj Turqisë në ndeshjen e dytë të turneut “Mercedez Benz Cup 2019”. Djemtë e Elvin Beqirit humbën me rezultatin 3–1 ndaj vendit organizator. Nisja ishte e keqe, teksa Çaglar i ndëshkoi kuqezinjtë që në minutën e tretë.

Kur po përfundonte pjesa e parë ishte Pengu që i dha një “ndihmë” turqve me auogolin e realizuar. Gjithsesi një penallti e fituar dhe e kthyer në gol nga Mitaj bëri që ndizej përkohësisht shpresa se ndeshja do të merrte rrjedhë tjetër. Nuk ndodhi kjo, pasi Bajram realizoi me fillimin e pjesës së dytë dhe golin tretë. Takimi “u vra” aty dhe deri në fund nuk pati më ndryshime.

Ndërkohë, ditën e djeshme skuadra jonë u ndesh me Anglinë, takim që përfundoi me fitoren 2–0 të “Tre Luanëve”. Shqipëria e mbyll paraqitjen në këtë turne më datë 17 janar, ku kuqezinjtë e vegjël do të ndeshen ndaj Moldavisë në orën 15:00.

“Mercedez Benz Cup 2019” | Turqi 3 – 1 Shqipëri  
Shënues: Çaglar 3′ , Pengu (aut) 38′, Bajram 47′ / Mitaj (pen.) 40′

Shqipëria U17: Roko; Pjeshka; Preka; Tajari; Abazaj; M.Dervishi; Papa; Mitaj; Pengu; K.Dervishi; Miftiu

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg