Shqipëria dhe Kosova e kërkoi, çuditërisht Berisha përfundon në listën e Gjermanisë

Mërgim Berisha ka qenë një prej lojtarëve që ka pasur vëzhgimin e Shqipërisë dhe Kosovës, madje edhe kontakte të drejtpërdrejta për t’u afruar. Por sulmues 21-vjeçar ka hezituar, duke pritur një ofertë më tunduese që i ka mbërritur.

Çuditërisht emri i tij është përfshirë në listën e Gjermanisë U-21 për ndeshjet që do të luhen kundër Spanjës dhe Bosnjes. Themi kështu, pasi vetë karriera e këtij lojtari të lë shumë për të dyshuar se nuk flitet për asgjë të jashtëzakonshme. Deri tani që është në një moshë shumë të hershme, ka ndërruar disa skuadra, duke mos harruar edhe një dëmtim që e la disi gjatë jashtë fushës së blerë.

Kartonin e tij e ka blerë Salzburgu, por nuk e mbajjtën shumë në skuadër, për ta dërguar në huazim te Altach. Me këtë ekip austriak ka arritur të shënojë 4 gola. Por gjithsesi dëshira për t’iu bashkuar Gjermanisë A, mbetet ende një shfrenim fantazie. /Sport Ekspres/