Shqipëria apo Kosova? Kampionët e karatesë në “udhëkryq”

0

 

Njohja e Kosovës nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka pasur një efekt të madh për sportin në vendin fqinj. Karateja u njoh ndërkombëtarisht, çka do të thotë se sportistët kosovarë mund të garojnë me simbolet e vendit të tyre. Çdo e  mirë e ka një të keqe dhe në këtë rast mund të jetë Shqipëria që humbet nga ky vendim, sepse Herolind Nishevci, Orges Arifi e Alvin Karaci, tre xhudistë që kanë përfaqësuar Shqipërinë, mund të marrin vendimin për t’u bashkuar me Federatën e Kosovës. Lajmin e bën të ditur “Zëri”, që thekson se tre sportistët do të marrin një vendim të përbashkët për këtë çështje. “Karateistët në fjalë nuk kanë vendosur ende nëse do të vazhdojnë ta përfaqësojnë Shqipërinë, apo të kalojnë tek përfaqësuesja e Kosovës”, shkruan Zëri, që sjell edhe një intervistë të nënkampionit të Evropës, Alvin Karaci që thotë: “Jemi në një pozitë të keqe. Unë jam pajisur me pasaportë shqiptare, por mendoj se ua kam shpaguar besimin, pasi jam bërë nënkampion i Evropës. Në njërën anë ia kemi me borxh Kosovës dhe në tjetrën borxh edhe Shqipërisë”, shprehet ai duke përfunduar se nuk dëshiron që të ketë keqkuptime për çdo vendim që tre sportistët do të marrin në të ardhmen.

Arifi: Zemra më thotë të vazhdoj me Shqipërinë

Orges Arifi po ashtu është treguar i suksesshëm, duke i mbrojtur ngjyrat e Shqipërisë, duke e fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Ballkanik, që u zhvillua në Sofje. Ai ndien se është më mirë të vazhdojë me Shqipërinë, edhe pse ende nuk ka vendosur zyrtarisht. “Nuk e di se çfarë do të bëj. Zemra më thotë të vazhdojë për Shqipërinë, pasi i kam borxh asaj, sepse ma dha mundësinë ta përfaqësoj kur s’kisha të drejtë ta përfaqësoja Kosovën. Por, do ta shohim”, theksoi Arifi për “Zërin”.

Nishevci – Herolind Nishevci po ashtu i ka sjellë medalje të ndryshme Shqipërisë, duke qenë ndër më të mirët ndër shqiptarë. Ashtu si shokët e tij, edhe ai është i pavendosur. “Një herë për një herë do të vazhdoj ta përfaqësoj Shqipërinë. Do t’i vendosim gjërat në tavolinë dhe do të vendosim përfundimisht”, thotë Nishevci.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here