Shqipëria anti-Luksemburg, Lenjani e Kaçe në formacion

Xhani De Biazi duket se ka zgjedhur formacionin anti-Luksemburg, në miqësoren e nesërme ku me shumë mundësi do të provojë formacionin për në Izrael, edhe pse trajneri deklaroi sot se nuk është e thënë që të luajnë të njëjtët lojtarët.

Strakosha do të jetë në portë, me Berat Gjimshitin që do të formojë së bashku me Mavrajn e Kukelin treshen e qendrës së mbrojtjes.

Lenjani kthehet në formacion, pasi mungon kapiteni Ansi Agolli, ndërsa Abrashi e Kaçe do të luajnë titullarë në mesfushë, por vetëm nëse Abrashi do të jetë OK, sepse sot pësoi një dëmtim të lehtë pranë gjurit, ku mori një goditje të fortë.

Vetëm Cikalleshi në sulm, vendim i pritshëm, duke parë formën e tij të shkëlqyer.

Formacioni i mundshëm: Strakosha, Gjimshiti, Mavraj, Kukeli, Hysaj, Lenjani, Abrashi, Kaçe, Memushaj, Roshi, Cikalleshi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *