Shqipëri-Kosovë, Kombi i ndarë shkon në kahe të kundërta!

0

Pas njohjes së Kosovës nga UEFA dhe FIFA ishte më së normale që të krijohej një përfaqësuese e re. Praktikisht do të përfaqësoheshim me dy ekipe në arenën ndërkombëtare, por do të bëhej dhe një ndarje që nuk është dëshiruar nga shumëkush. Sot, Kosova dhe Shqipëria garojnë secila në hesapin e tyre dhe në një të ardhme nuk do të ishte aspak çudi që të ishim përballë njëra tjetrës, por këtë radhë jo në një sfidë miqësore, por në një ndeshje miqësore.

Në Ligën e Kombeve situata duket se është krejt ndryshe nga kuqezinjtë tek “dardanët”. Ndonëse Kosova luan në Ligën D, nuk duhet harruar se është një skuadër e ndërtuar së fundmi dhe pa eksperiencë. Gjithsesi, ekipi i Shaland po bën gjithçka mirë, kjo pasi në katër ndeshje ka marrë 8 pikë, ndodhet në vendin e parë dhe nuk ka asnjë humbje. gjasat janë që Kosova të marrë vendin e parë në grupin e saj dhe të pretendojë biletën e Ligës së saj për në Europian. Edicionin e ardhshëm me shumë mundësi do të jetë në Ligën C.

Në anën tjetër janë kuqezinjtë që u mundën në Izrael dhe teorikisht janë jashtë garës për vendin e parë në grup, por rrezikojnë që të bien dhe nga Liga, nëse nuk marrin një rezultat pozitiv me Skocinë pas një muaji. Vërtetë Shqipëria është në Ligën C, por konsiderohet si një skuadër që ne Europianin e fundit ishte pjesëmarrës dhe nuk flasim për aq shumë kohë më parë.

Një kob dhe dy skuadra, që po shkojnë në kahe të kundërta! Vëllai i vogël po bën mirë dhe nuk është çudi që t’ia kalojë vëllait të madh… së shpejti.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.