Shqipëri fantastike, fitore ndaj Greqisë në Romë

Shqipëri e bukur, që na jep shpresa të mëdha për të ardhmen, edhe pse bëhet fjalë për një ekip eksperimental, ku trajneri Erjon Bogdani po kërkon talente. Shqipëria U-19 ka arritur suksesin e dytë në turneun “Roma Caput Mundi” në Itali. Kombëtarja shqiptare U-19 ka mundur në ndeshjen e dytë përfaqësuesen e Greqisë me rezultatin e pastër 2-0. Ka mjaftuar nga një gol për secilën pjesë, në të parën ka qenë Samuel Nezha ku ka ekzekutuar saktë nga pika e penalltisë dhe në pjesën e dytë ka vulosur fitoren Patrik Pasha me golin e shënuar, njofton FSHF në faqen zyrtare.

Fitorja e dytë rresht, pas suksesit 5-1 ndaj Maltës, ndërkohë që në stadium ishte i pranishëm edhe trajneri i kombëtares, Kristian Panuçi. Vitin e shkuar skuadra U-19 u shpall fituese e turneut, pasi mundi në finale Rumaninë U-19. Kundër Greqisë përfaqësuesja jonë e filloi ndeshjen me këtë formacion: Ismajlgeci, Isufi, Syla, Nezha, Gkertos, Pasha, Lekaj, Pellumbi, Koci, Halili dhe Tafa.

Këto janë rezultatet e deritanishme të Shqipërisë U-19 në këtë turne:

19 shkurt 2018 – Shqipëri 5-1 Maltë

20 shkurt 2018 – Shqipëri 2-0 Greqi

Ndeshja finale e turneut është parashikuar për t’u zhvilluar në datën 23 shkurt në orën 10:30.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *