Shqipëri fantastike, djemtë e Bogdanit në finale!

Sërish të parët, sërish në finale dhe synojmë një tjetër triumf në Rome, që duket si shtëpia jonë, sepse Shqipëria U-19 po shkëlqen edhe këtë vit.

Kombëtarja e drejtuar nga trajneri Erjon Bogdani ka fituar ndeshjen e rradhës në turneun “Roma Caput Mundi”, duke mundur 2-1 C.R Lacios.

Me këtë rezultat arrijmë vendin e parë në grup dhe kalojmë në finale, ku nesër do të ndeshemi me Rumaninë, e cila sikurse përfaqësuesja jonë është renditur në vendin e parë në grupin e saj.

Kuqezinjtë e vegjël kaluan të parët në avantazh në minutën e tetë me anë te Drini Halilit,  por disa minuta më vonë ekipi i Lacios ka barazuar, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin e barabartë 1-1. Në pjesën e dytë golin e fitores e ka shënuar Samuel Nezha, raporton FSHF në faqen e vet online.

Finalja do të luhet nesër në orën 10:30. Edhe vitin e kaluar ishim në finale me përfaqesuesen e Rumanisë, ku e fituam këtë trofe me rezultatin e pastër 2-0.

Në përfundim të ndeshjes trajneri Bogdani tha: “Një sukses i merituar i skuadrës. Po shoh një reagim shumë të mirë të ekipit gjatë gjithë lojës. Në këto ndeshje kam konstatuar një këmbëngulje te cunat për të dominuar dhe ia kanë arritur. Rezultatet u kanë dhënë të drejtë. Shprësojmë që edhe këtë radhë të mposhtim në finale Rumaninë dhe të sjellim trofeun në Shqipëri. Një ritëm i tillë duhet të na shoqërojë gjatë gjithë vitit”.

Rezultatet e Shqipërisë U-19 në këtë turne:

Shqipëri 5-1 Maltë

Shqipëri 2-0 Greqi

C.R Lazio 1-2 Shqipëri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *