Shqipëri e demoralizuar, na mund edhe Austria

Finalja e djeshme kundër Bjellorusisë u humb dhe Shqipëria u eliminua nga Euro Liga në volejboll për femra, ndaj duket qartë se motivimi i vajzave kuqezi ka qenë në minimum sot, kundër Austrisë.

Përballë skuadrës më të dobët në grup, që e mundëm bindshëm në Tiranë, Shqipëria ka humbur 3-1 në Minsk, rezultat që gjithsesi nuk ndryshon asgjë, sepse Austria e mbyll e fundit, poshtë Shqipërisë.

Në setin e parë dhe të dytë asnjë rezistencë nga Shqipëria, që u mund me rezultat identik 25-16.

Seti i tretë u fitua nga tonat, 25-18, por në të katërtin, që ishte më i luftuari i ndeshjes, u mundëm 25-23, pas 31 minutash beteje.

Prenga, Matoshi e Bici shënuan 46 pikë dhe Thaka ishte perfekte në bllok, por nuk ia dolëm, edhe për faktin se u evidentua problemi i zakonshëm, mungesa e një stoli cilësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *