Shqipëri braziliane në futsallë

0

Kombëtarja shqiptare e futbollit të sallës është në Prishtinë, duke zhvilluar përgatitjet për turin e ardhshëm kualifikues për Europianin e futsallës.

Në dispozicion të trajnerit Erind Resuli për ndeshjet kualifikuese do të jetë edhe një sulmues anësor nga Brazili, Zhulio Sezar “Duio”, i cili është natyralizuar si shqiptar dhe i bashkohet që sot skuadrës kombëtare.

Futbollisti i datëlindjes 1990 ka marrë që prej ditës së djeshme pasaportën nga ana e Presidentit të Republikës, i cili menjëherë ka firmosur dhënien e nënshtetësisë për këtë brazilian, i cili luan në Serinë A italiane të futsallës dhe ka qenë në xhiron e kombëtares braziliane të futsallës.

Image may contain: 3 people, closeup

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here