Shqetëson Ledian Memushaj, probleme me kaviljen

0

Ledian Memushaj është titullar i padiskutueshëm të Peskara dhe një nga liderët e skuadrës. Mesfushori vlonjat ka qenë vendimtar me asistent e tij, por së fundmi ka pasur një shqetësim në kavilje. Seancën e fundit ai nuk e ka zhvilluar të plotë.

Ai ka luajtur vetëm gjysmën e lojës dhe më pas i ka lënë përgatitjet. Gjithsesi nuk kemi të bëjmë me diçka serioze që mund t’i rrezikojë atij praninë në ndeshjet që Shqipëria luan me Turqinë dhe Andorrën (22 dhe 25 mars).

Memushaj me eksperiencën e tij është i vlefshëm për kuqezinjtë, që kërkojnë t’i nisin mbarë kualifikueset. Gjashtë pikë në dy ndeshjet e para do ishin super dhe shanset janë që të merret maksimumi, dike ditur që Turqia nuk është ajo e dikurshmja.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.