Shpresë për futbollin/ Në Itali e hëna i pret në fushë, Premier League ka gati datat për të rinisur

0

Ligat më të mëdha të futbollit kërkojnë të çojnë deri në fund sezonin e lënë përgjysmë dhe për këtë arsye kanë nisur edhe planet për shpëtimin e kampionatit. Premier League dëshirojnë të zbatojnë “projektin rinisje”, teksa nga mbledhja e klubeve për rreth 4 orë në video-konferencë është vendosur unanimisht që sezoni të përfundohet i gjithi në fushë. Plani i tyre është të nisin stërvitjet në datën 18 maj dhe më pas duke nisur nga 12 qershori të vijojnë me ndeshjet e mbetura. Shpresat mbeten të larta dhe i takon autoriteteve shtetërore të thonë fjalën e fundit. Ndërkohë është hartuar dhe një listë me 7 masa të rrepta sigurie që klubet duhet të zbatojnë për të shmangur përhapjen e Covid-19.

Nga ana tjetër edhe në Itali kanë nisur të mendojnë për futbollin. Në rajonin Emilia-Romagna është dhënë drita jeshile për të zbritur në fushat sportive dhe për të kryer seancat stërvitore. Që nga e hëna Bolonja, Spali, Sasuolo dhe Parma do të kenë mundësinë të lënë shtëpitë e tyre dhe të drejtohen atje ku e kanë vendin, në fushën e blertë. Gjithashtu edhe Napoli ka vendour t’i japë fund “pushimit” dhe të rikthehet në aksion për të qenë gati për rinisjen e sezonit. Kështu sinjale positive vijnë nga jashtë për të rikthyer edhe një herë futbollin në sytë e tifozëve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.