Shpresat sfidojnë Italinë, Bushi teston afrimet e fundit

Pas humbjes me Spanjës, skuadra e Alban Bushit do të zbresë sërish në fushë, por këtë herë për një ndeshje miqësore. 21-vjeçarët e Shqipërisë do të ndeshen nesër në mbrëmje në transfertë me Italinë. Hera e fundit që këto dy skuadra janë ndeshur, ka qenë viti 2016 dhe asokohe kuqezinjtë tanë regjistruan një barazim pa gola.

Ndeshja do të luhet në Kaljari dhe me shumë mundësi do të ketë një numër të konsiderueshëm tifozësh, kjo për faktin se dihet që në Itali ka shumë shqiptar. Trajneri Alban Bushi e ka theksuar dhe në konferencën për shtyp që po punon për të afruar emra të rinj në skuadër.

Pikërisht kjo sfidë do i shërbejë teknikut që të shohë nga afër disa nga lojtarët që i ka thirrur për herë të parë dhe që nuk rrezikoi për t’i aktivizuar në transfertë spanjolle.

One thought on “Shpresat sfidojnë Italinë, Bushi teston afrimet e fundit

  1. Ne Sardegne nuk ka shume shqiptare.Qe te shkohet me traget apo me avjon me duket pak e veshtire,edhe per faktin qe dote duhet nje kohe sa per te shkuar ne shqiperi.

Leave a Reply to peter Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *