Shpresat, po ndërtohet ekip premtues

0

Kombëtarja e 21 vjecarëve do të niset për një fazë përgatitore drejt Turqisë, ku trajneri Skënder Gega do provojë disa futbollistë me të cilët mendon të përballojë sezonin e ri. Trajneri i kuqezinjve të vegjël ka hasur jo pak probleme, pasi disa nga lojtarët e tij nuk janë lejuar nga klubet ku ata luajnë, ti bashkohen ekipit në këtë periudhë përgatitore. 51 vjecari tregon qëllimet e këtij grumbullimi edhe pse vjen në një periudhë jo të përshtatshme.

“Kemi patur probleme me ekipet ku luajnë futbollsitët tanë pasi nuk janë lejuar të vijnë. Është një moment i papërshtatshëm për miqësore por në fillojmë sezonin në mars. Dëshirojmë të sleksionojmë lojtarë dhe të mos bëjmë eksperimente gjatë sezonit, por të jemi të pregatitur. Jemi një muaj përpara ndeshjes së parë dhe tani duhet të fillojmë ndërtimin e strukturave”

Kombëtarja e 21 vjecarëve ka qënë së fundmi një trampolinë e mirë për disa nga futbollsitët e kombëtares, të cilët pas aktivizimit me shpresat kanë fituar një skuadër më të mirë dhe më pas grumbullimin me ekipin e parë. Gega bën të ditur se strategjia do të jetë e njëjtë, ku në skuadër do të afrohen futbollistë që kanë luajtur edhe me ekipet e moshave të Shqipërisë.

“Edhe vjet kemi patur shumë futbollsitë të rinj, madje me moshe më të vogël duke qënë ekipi më i ri në europë për këtë grupmoshë. Edhe këtë vit do të ndjekim të njëjtën strategji pasi nuk duhet të humbim lidhjet midis skuadrave të moshave. Për të shkuar në kombëtare kjo është një trampolinë. Një pjesë e ekipit  kombëtar sot janë ish lojtarë të shpresave si Vajushi, Balaj, Hysa, Batha, Kace etj.”

Një ndihmesë të madhe në shtimin e cilësisë tek ekipi i 21 vjecarëve është edhe aktivizimi i futbollistëve të rinj në skuadrat e kategorisë superiore. Trajneri Skënder Gega duket i kënaqur nga ky fakt dhe shpreson që në të ardhmen numri i tyre të shtohet në kategorinë superiore.

“Nëpër klube ka një numër të lartë futbollistësh të rinj që shpresoj të rritet dhe në ekipin tonë do të vijnë më të mirët. Raste ka plot si Krymi dhe Kalaja tek Vllaznia. Të vish në kombëtare më parë dueht të bësh diferencën tek klubi ku aktivizohesh. Kemi edhe lojtarë që luajnë jashtë dhe për këtë arsye ka konkurencë.”

Skënder Gega ka grumbulluar në castet e fundit edhe sulmuesin e Partizanit Jurgen Bardhi, teksa Apolonia ka refuzuar të cojë në këtë grumbullim mesfushorin Realdo Fili. Gjithashtu për shkak se janë në prag të kampionatit me 21 vjecarët nuk janë bashkuar as shkodranët Krymi dhe Kalaja, futbollistët e Partizanit Rrahmani dhe Vatnikaj si dhe ata të Teutës Hyseni e Hoxhallari. / Super Sport

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here