Shpresat kërkojnë fitoren, pa Baren dhe Çekiçin

0

Kuqezinjtë e vegjël do të zbresin sot në fushë për të sfiduar
Islandën, në një takim ku trajneri Bushi duhet të bëjë pa dy elementë
kryesorë
21-vjeçarët e Shqipërisë, edhe pse kanë zhvilluar takime shumë të mira në dy ndeshjet e para, nuk kanë arritur të marrin më shumë se 1 pikë. Në takimin e parë me Estoninë, shpërdoruan pa fund në “Elbasan Arena”, ndërsa në ndeshjen e pak ditëve më parë ,me Irlandën e Veriut, u ndëshkuan nga një 11-metërsh në minutën fundit të shtesës. Tashmë trajneri Alban Bushi kërkon të gjej rezultatin veç lojës pozitive që ka zhvilluar ekipi i tij. Përballë Islandës, Shpresat do të synojnë që të gjejnë fitoren e parë që do të rikthente dhe Shpresën për një kualifikim të mundshëm në raundet e më tejshme .
MUNGESATFundi i ndeshjes me Irlandën e Veriut i kushtoi shtrenjtë kapitenit Keidi Bare, i cili është i detyruar që ta ndjekë ndeshjen nga tribuna, pasi veç se shkaktoi penalltinë, u ndëshkua me karton të kuq, çka e penalizon për ndeshjen që do te zhvillohet në Rekjavik. Po ashtu dhe mesfushori tjetër Endri Çekiçi nuk është pajisur me vizë, duke i krijuar një tjetër mungesë të rëndësishme trajnerit Alban Bushi, i cili do të jetë jo pak me dhimbje koke për të përcaktuar formacionin titullar. Me një organikë të pasur dhe elementë që luajnë në skuadra mjaft prestigjioze, kuqezinjtë e vegjël do të synojnë një fitore, që do të rikthente shanset për kualifikim.
SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image