Shpresat barazojnë në Estoni, Seferi protagonist me dopietë

0

Përfaqësuesja e shpresave e ka mbyllur me një barazim 2-2 në transfertë ndaj Estonisë,  fazën e kualifikuese të Europianit të kësaj grupmoshe. Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi e gjetën veten dy herë në avantazh falë dy golave të shënuar nga Taulant Seferi, por presioni i madh i vendasve rezultoi i suksesshëm në të dyja rastet me Estoninë që na ndëshkoi në minutën e 32-të dhe në të 87-tën.

Shqipëria e mbyll në vendin e parafundit në renditje me shtatë pikë pas dhjetë takimesh, ku kemi regjistruar vetëm një fitore, katër barazime dhe pesë humbje, një ecuri kjo që duhet përmirësuar.

Estoni – Shqipëri 2 – 2

Shënues: Livak 32’, Kusk 87’ / Seferi 12’ 80’

Shqipëria: Kastrati, Maloku, Toli, Tafa, Kryeziu (Doka 46’), Laci, Seferi, Bare, Mucolli, Mala (Selahi 80’), Sahiti (Zeka 46’). Tr. Alban Bushi

Të gatshëm: Abibi, Ramadani, Lindon Selahi, Hebaj, Albi Doka, Basha,.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.