“Shpirti dhe zemra e një Peskare të egërsuar”, Memushaj mes më të mirëve

0

Verona priti Peskarën mbrëmjen e kaluar në ndeshjen e parë gjysmëfinale të fazës play-off. Synimi i madh i dy ekipeve është rikthimi në Serie A, ndërsa ndeshja e kthimit do të zhvillohet ditën e diele.

Shumë raste pati ndeshja, por etapa e parë përfundoi në barazim 0-0. Mediat italiane kanë dhënë vlerësimet për paraqitjen e lojtarëve në këtë ndeshje të rëndësishme.

Ledian Memushaj e zhvilloi të plotë takimin, ndërkohë që u aktivizua në krahun e djathtë të mesfushës me tre. 6.5 u vlerësua ndeshja e tij, duke siguruar notën më të lartë që u mor nga lojtarë të Peskarës në duelin kundër Veronës.

Mesfushori vlonjat zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, duke qenë tepër aktiv. Vlerësimi për të nuk mungoi. “Shpirti dhe zemra e një Peskare të egërsuar. Lojtari që gjendej në çdo cep të fushës. Pas 15 minutave ‘betejë’ në krahun e djathtë, Lediani u spostua në gjithë fushën në kërkim të faulleve dhe mbylljes së hapësirave të kundërshtarit. Djersa i dallohet në fytyre dhe bluzë në fund të ndeshjes. E ndjen rikthimin në elitë dhe është gati të mbushet me pluhur dhe baltë për Peskarën.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.