Shpiku histori përdhunimi nga lojtari i Milanit, arrestohet modelja dhe shpëton Hernandez

Theo Hernandez i ka shpëtuar dënimit sa i përket një çështje që daton që në qershor të vitit 2017, atje ku ishte ende pjesë e Realit të Madridit. Një modele ruse, Luisa Kremleva, ka denoncuar këtë lojtar në polici me akuzën e përdhunimit.

Sipas saj, Hernandez është shoqëruar me të në disko dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale në makinë. Modelja ruse nuk dëshironte që të vazhdonte, por Hernandez e ka detyruar me forcë. Pikërisht për këtë rast u ngrit edhe një padi, me lojtarin që e ka mohuar gjatë gjithë kohës.

Agjentët e policisë kanë dalë në përfundimin se kjo ishte një histori e sajuar nga ana e modeles dhe pa asnjë vërtetësi. Gjithashtu më herët kishte pasur 3 denoncime nga ana e Luisa Kremleva për histori të ngjashme, ndërsa për këtë arsye është vendosur në pranga dhe Theo Hernandez është i lirë nga kjo çështje. /Sport Ekspres/