Shpëtimi i Luftëtarit, Nora: Sa net pa gjumë, por ia vlejti!

Luftëtari matematikisht i shpëtoi rënies nga Superiorja, pasi Tirana e Kastrioti ndanë nga një pikë një ditë më parë dhe me tre pikët e marra në tavolinë me Kamzën. Diferenca me krutanët shkon në shtatë pikë kur kanë mbetur edhe dy javë kampionat dhe në Gjirokastër kanë siguruar garimin edhe për një vit në elitë.

Drejtori sportiv, Gentian Nora, përmes një postimi në rrjetet sociale ndihet mirë për objektivin e realizuar. Luftëtari i dy fazave të para pati shumë probleme, por pas janarit erdhi edhe ndryshimi dhe tashmë frytet e punës i gëzojnë në Gjirokastër.

“Një aventure plot emocione vuajtje dhe sakrifica, një sipërmarrje e vështirë. Sa e sa net pa gjumë, mërzi, por ne fund ja vlejti. OBJEKTIVI I REALIZUAR! Falënderoj gjithë FK Luftëtari për bashkëpunimin në realizimin e këtij objektivi . Uroj dhe gjithë tifozët shikim të mbarë dhe të shijojnë përsëri Luftëtarin në Kategorinë Superiore sezonin e ardhshëm dhe të tjerë në vazhdim”, shkruan Nora, i cili me shumë mundësi nuk do të jetë pjesë e Luftëtarit sezonin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *