Shpëtim Moçka i lirë, dy klube të Superiores duan portierë

Shpëtim Moçka e ka mbyllur bashkëpunimin me Teutën dhe tashmë është i lirë. Vlonjati fillimisht u lakua si opsion për Flamurtarin, por rikthimi në Vlorë për të u sfumua, pasi kuqezinjtë nënshkruan me Enea Koliçin.

Së fundmi në media është raportuar se Tirana dhe Kamza kërkojnë një portier. Te bardheblutë ishte Ze Maria ai që pas miqësores me Prishtinën deklaroi se i duhet një “gardian” dhe një sulmues. Në të shkuarën Moçka është kërkuar nga Tirana dhe nuk është aspak çudi që të rikthehet në një pistë reale për ta.

Edhe Kamza gjithashtu është në kërkim të një portieri. Fabio Gjonikaj është transferuar në Kosovë te Vushtrria dhe një rival për Ilir Avdylin po kërkohet nga drejtuesit e klubit periferik të kryeqytetit. Moçka është një portier me eksperiencë në Superiore, ndaj edhe dëshira e tij është që të mbetet në elitën e futbollit shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *