Shpërthimi i sulmuesit rus: Nuk duam lojtarë të zinj në kombëtare!

0

Në vitet e fundit natyralizimi i lojtarëve nëpër kombëtare është bërë diçka normale. Ekipe si Gjermania e Franca kanë një pjesë të madhe të huajsh në gjirin e tyre. Këtë traditë e ka nisur edhe Rusia. Gjithsesi, në një vend aq nacionalist si ai, nuk ka sesi të mos ketë kontestime.

Disa kohë më parë u sistemua me pasaportë ruse Mario Fernandez. Ariklenes Da Silva Ferreira, i cili luan për Krasnodarin në kampionatin rus është afrimi tjetër i kombëtares ruse për eliminatoret e “Euro 2020” nga trajneri Çerçesov.

Fakti që lojtari është me ngjyrë ka sjellë një reagim të ashpër të sulmuesit rus Pavël Pogrebnjak, i cili nuk është aspak dakord me afrimet e lojtarëve jo rusë në gjirin e kombëtares. Gjithashtu, ish-lojtari i Fulhemit shprehet kundër përfshirjes së lojtarëve më ngjyrë në skuadrën e Rusisë.

“Nuk e kuptoj qëllimin e kësaj. Unë nuk e kuptoj fare se përse Ari u pajis me pasaportë ruse. Është komike që një lojtar i zi përfaqëson Rusinë në kombëtare. Mario Fernandez është një lojtar i madh, por ne kemi Igor Smolnikov në pozicionin e tij. Mund të bëjmë edhe pa të huaj”, shprehej sulmuesi.

Shumë shpejt ka ardhur edhe reagimi i këshilltarit të presidentit Vladimir Putin, i cili dënon ashpër fjalët e Pogrebnjak, duke u shprehur se fjalët e tij ngjallin racizëm:  “Unë besoj se çdo lojtar, që luan mirë dhe ka nënshtetësi ruse, ka të drejtë të bëjë pjesë në kombëtaren tonë. Ngjyra e lëkurës, syve, flokëve dhe çdo gjë tjetër nuk ka rëndësi. Këtë duhet ta dinë të gjithë”.

Sulmuesi 35-vjeçar, që aktivizohet me Ural Jekaterinburg në elitën e futbollit rus, pritet të pezullohet rreth 10 ndeshje pas kësaj deklarate.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.